Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia po e heton si akt të qëllimshëm shpërthimin e bomulës së gazit në magazinën e çerdhes nr.14 në lagjen "Ali Demi" në Tiranë. Ngjarja ndodhi më 16 gusht në pjesën e pasme të çerdhes në një dhomë që përdorej si magazinë.

Hetimet në lidhje me shkakun e ngjarjes po kryhen nga komisariati nr.1 dhe prokuroria e Tiranës, ndërsa pista kryesore lidhet me një akt të qëllimshëm që mund të ketë pasur si shkak konfliktet e pronësisë.

Ekspertët zjarrfikës kanë arritur në përfundimin se bombola nuk ka qenë në përdorim në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në orën 04:57 të mëngjesit pasi në atë kohë në çerdhe nuk ka pasur njeri.

Kjo ka ngritur dyshime për një ndërhyrje të qëllimshme nga persona ende të pa identifikuar që kanë pasur si motiv mosmarrëveshjet lidhur me pronësinë e godinës.

Në këtë pistë hetuesit e komisariatit nr.1 janë duke hetuar disa persona të dyshuar për të cilët ka dyshime se mund të jenë implikuar në shpërthimin e qëllimshëm duke dëmtuar tubat e gazit.

Grupi i hetimit po analizon me detaje kamerat e sigurisë të marra nga bizneset e zonës për të evidentuar ndonjë lëvizje në magazinë në kohën kur ndodhi shpërthimi.

Për fat të mirë ngjarja nuk solli pasoja njerëzore pasi çerdhja ishte bosh, ndërsa të vetmet dëme që u shkaktuan ishin plasaritjet e mureve dhe shkatërrimi i materialeve që ndodheshin brenda magazinës.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/hetimet-zjarri-ne-cerdhe-i-qellimshem-dyshime-konflikte-pronesie