Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Besimtarët myslimanë kremtojnë këtë të martë festën e Kurban Bajramit. Në një njoftim për mediat, Komuniteti Mysliman bën të ditur se namazi do të falet në orën 07:00 në Sheshin Skënderbej.

Para faljes së namazit të Kurban Bajramit do të zhvillohet një ceremoni me lexim kur?ani, ligjërata dhe përshëndetje.

Gjithashtu me rastin e Kurban Bajramit kreu I KMSH ka bërë një urim për të gjithë besimtarët.

Urimi i kreut të KMSH, Skënder Bruçaj

Më lejoni që në emrin tim personal dhe të institucionit që përfaqësoj, të uroj besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen:

GËZUAR FESTËN E KURBAN BAJRAMIT!

Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit, Krijuesit të Gjithësisë. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me te afermit, me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

Kjo ditë e bekuar është ditë e harmonise, bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit; ditë e mirënjohjes dhe e falënderimit ndaj mirësive të panumërta, të cilat Allahu i Madhërishëm ia ka dhuruar njerëzimit.

Besimtari i cili ka shijuar ëmbëlsinë e besimit është zemërgjerë, lutet dhe punon për të mirën e të tjerëve, dhe ndan me të tjerët mirësitë dhe begatitë që i ka dhuruar krijuesi i gjithësisë. Kurbani është nje shenjë falënderimi ndaj Allahut (xh.sh), i Cili na ka dhënë mirësi të pa numërta. Njeriu arrogant, hipokrit i cili ka hequr, dashurinë, mëshirën nga zemra e tij mund të kthehet në një egërsirë e cila mund t?i shkaktojë shumë plagë shoqërisë.

Prandaj le të lutemi në këto ditë të begata ky mbizotëron përkujdesja hyjnore që dashuria, mëshira, bujaria, dhe sinqeriteti të mbizotërojë në zemrat e njerëzve, në mënyrë që shoqëria jonë të mos përjetojë tragjedi dhe vuajtje.

Le t?i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i Plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për ngrohtësinë, dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne.

Në një ajet Kur?anor thuhet: ?Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj...? (El-Haxh:37), pra, kjo mirësi që nuk ka për qëllim thjesht shpërndarjen e mishit te kurbanit, por synon bashkimin e zemrave dhe përçimin e frymës së respektit dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

Qoftë kjo ditë për Shqipërinë dhe Shqiptarët ditë feste, gëzimi e bashkëpunimi!

Mirësia dhe Begatia mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona!

Paqja dhe bekimi i Zotit qofte me të gjithë Shqiptarët ku do që ndodhen!
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/kurban-bajrami-brucaj-le-te-lutemi-ne-keto-dite-te-begata