Surprise Me!

Ora News - Tradhëtoi gruan me shoqen e ngushtë të saj, dashnorja fut në burg 45 vjeçarin nga Vora

2018-08-20 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një lidhje dashurie me shoqen e ngushte të bashkëshortes duket se i ka kushtuar shtrenjtë 45 vjeçarit nga Vora.

Gjykata e Tiranës vendosi për të masën e sigurisë "arrest me burg" pasi e dashura, e cila kishte vendosur ti jepte fund lidhjes, ka bërë për të kallzimin në polici ku e akuzonte për përndjekje.

Por vetë i arrestuari ka rrëfyer ne gjykatë se nuk e kishte kërcënuar dhe nuk e kishte ushtruar dhune, madje tha se me te se kishte edhe mardhenie te mira dhe hyrje dalje familjare

"Kishte dy javë që nuk donte të bashkoheshim si herët e tjera. Shkova ta merrja si herët e tjera. Ajo ishte e mërzitur. Pasi ecëm 100 metra, më tha mbaje se do të shkoj në polici."

Të njejtën gjë ka pretenduar edhe avokati mbrojtës që ka kërkuar masë më të bute sigurie

"Klienti im ka një marrëdhënie shoqërore me kallëzuesin dhe ditën e ngjarjes kanë dashur të sqarojë këtë marrëdhënie dhe nuk ka pasur qëllim ta kërcënojë apo ta vërë në pozitë tjetër siç pretendoi akuza"

Ndërsa prokurorja e çështjes kërkoi nga gjykata arrest me burg kërkesë që u pranua nga gjyqtari i çështjes Artan Gjermeni.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tradhetoi-gruan-me-shoqen-e-ngushte-te-saj-dashnorja-fut-ne-burg-45-vjecarin-nga-vora

Buy Now on CodeCanyon