Materiale edhe dosje që dokumentojnë përndjekjen e strukturave të ish-sigurimit gjatë regjimit komunist në zonën e Tepelenës në Shqipëri është çelur në ambientet e Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Janë një seri dokumentacionesh, dosje hetimore gjyqësore të personave që janë përndjekur në këtë zonë, lista me përndjekje, regjistra përpunimi që tregojnë se si i përndiqte Sigurimi i Shtetit qytetarët e Tepelenës dhe formularë, që tregojnë se si sigurimi punonte me njerëzit asokohe.

Nuk mund të rrinim pa vënë në dukje se Tepelena ashtu si gjithë qytetet ka rezistuar ndaj totalitarizmit.

Drejtoresha Gentiana Sula
Këto dokumente sipas kryetarit të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika tregojnë që tepelenasit nuk ishin bashkëfajtorë siç duan që t?i bëjnë autorët e krimeve të komunizmit, por bashkëvuajtës.

Ky është një rast i veçantë për Tepelenën që ka patur një debat të madh publik, politik dhe historik. Në mënyrë diabolike individë janë munduar të bëjnë bashkëfajtorë banorët e Tepelenës në atë që ka ndodhur në kampin e Tepelenës. Por ata s?janë bashkëfajtorë, atyre ua sollën në derë atë krim, s?është krim i tyre.

Nebil Çika, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë
Tepelena ka heronjtë e vetë të luftës, të cilët gjithmonë do respektohen. Ka njerëzit e përndjekur nga diktatura, ka një kamp të tmerrshëm që s?ka lidhje me heronjtë që kanë dhënë jetën për atdheun në Tepelenë. Ky kamp dëshmon terrorizmin e diktaturës.

Studiuesi Sadik Bejko
Janë vrarë fëmijë. Po bëhet propagandë nga komunistët për të fashitur dëmin që kanë bërë në Tepelenë.

Uran Kostreci, ish i burgosur