Surprise Me!

Cipras: Odisea e Greqisë përfundoi - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-21 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Sot në atdheun tonë agon një ditë e re, është një ditë lehtësimi, por edhe nisja e një epoke të re?. Kështu e nisi kryeministri grek Aleksis Cipras fjalimin e tij drejtuar popullit grek, me rastin e daljes së Greqisë nga programi i shpëtimit.

Shefi i zgjodhi jo rastësisht Itakën pasi ishulli i Odiseut është simboli i kalvarit të gjatë e të mundimshëm, por me një fitore të madhe.

"Sot në vendin tonë po vjen një ditë e re. Një ditë historike. Masat shtrënguese dhe recesioni më në fund kanë mbaruar. Vendi ynë rifitoi të drejtën e tij, duke përcaktuar të ardhmen. Ashtu si një vend normal evropian nuk kemi asnjë detyrim të jashtëm, nuk ka më sakrifica të tjera të popullit tonë.?

Kryeministri tha se tashmë mori fund odiseja e gjatë e kohëve moderne të Greqisë.

?Greqia ka përjetuar Odisenë moderne që nga viti 2010. Brenda pesë vjetësh, gjëra të paparashikuara ndodhën. Ne kemi humbur 25% të pasurisë sonë kombëtare. 3 nga 10qytetarë  ishin të papunë. 6 nga 10 të rinj.?

Në Greqi pritet një  rikompozim i qeverisë, por struktura themelore e saj nuk pritet të ndryshoje. Ministria e Financave e Punëve të Jashtme dhe e Mbrojtjes nuk do te preken. Sipas mediave greke, riorganizimi i kabinetit pritet të shpallet të mërkurën.

Buy Now on CodeCanyon