http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në ditën e Kurban Bajramit, Bashkia e Tiranës shtroi drekë në të gjitha qendrat e sociale, per dhjetëra familje në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara. Madje Erion Veliaj zgjodhi te shërbente vete ushqimin.

?Nuk mund të ketë vetëm Bashkia monopol bamirësinë. Duhet ta ketë çdo institucion tjetër dhe më vjen mirë që Xhamitë e Tiranës na janë bërë krah dhe siç kemi një mensë sociale këtu, kemi një tjetër në Laprakë, një në Kombinat, një në Shkozë, një tek Ura e Tabakëve, një tek Xhamia e Xhurës dhe më vjen mirë që kjo punë po ndahet me gjithë këta vëllezër e motra, sipas kontributit. Unë do të doja t?i ftoja sot të gjithë shqiptarët, jo vetëm ne që jemi mbledhur këtu, ta ndajnë drekën e tyre në tresh; një pjesë për familjen, një pjesë për miqtë që kanë këtu dhe një pjesë tjetër për ata që janë në nevojë. Nëse çdo gjë e ndajmë në tresh, për familjen, miqtë dhe për një nevojtar, atëherë në këtë qytet do ketë më shumë solidaritet.?

Veliaj tha se ne dite te tilla kushdo qe ka mundësi duhet të tregoje solidaritet me më të dobëtit. Bashkia e Tiranës përveç drekës për ata qe janë ne nevoje, shpërndau edhe mish per familjet e varfra ne zonat periferike.