Surprise Me!

Ora News - Dy makina përplasen në Fier, vdes gruaja shtatzënë, mes të plagosurve ka fëmijë

2018-08-21 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grua 27 vjeçe që për pak muaj priste të sillte në jetë fëmijën e dytë humbi jetën ndërsa katër persona, mes të cilëve edhe vajza e viktimës, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të trefishtë. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 11:30 minuta (21 gusht) në aksin Fier-Levan, ndërsa shkak dyshohet se u bë një parakalim i gabuar.

Fier- Një grua shtatëzanë humbi jetën, ndërsa katër persona të tjerë, mes të cilëve dy fëmijë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të shënuar në aksin Fier-Levan. Një nga fëmijët e plagosur ishte vajza e viktimës.

Ngjarja u shënua paraditen e kësaj të marte pranë vendit të quajtur "Liqeni", ku fillimisht u përplasën dy mjete dhe më pas një e tretë.

Viktima u identifikua si Majlinda Troka, rreth 27 vjeçe, e cila për pak muaj priste të sillte në jetë një fëmijë.

Ajo udhëtonte si pasagjere bashkë me vajzën në mjetin tip "Audi" që drejtohej nga vjehrri i saj Astrit Troka, të cilët mbetën të plagosur. Sipas burimeve policore, në mjet ishte edhe një grua tjetër e cila nuk mori lëndime.

Ndërsa mjeti tip "Benz" drejtohej nga Leorant Troka që udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Nga të dhënat e para rezulton se mjeti tip "Audi" ka hyrë në parakalim duke u përplasur me mjetin tip "Mercedes-Benz", ndërsa makina tjetër vetëm është fërkuar dhe ka ndaluar disa metra më poshtë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe të dyja mjetet përfunduan në gjendjen që shikoni në foto, jashtë rruge.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-ne-qafen-e-koshovices-dyshohet-viktima

Buy Now on CodeCanyon