TIRANE-Mbrëmjen e sotme çerdhja nr 16, në rrugën ?Nikolla Tupe? është përfshirë nga flakët. Ambienti i kthyer në çerdhe ndodhet në të njëjtën godinë me zyrat e njësisë bashkiake numër 5.Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se zjarri ka ardhur për shkak të një defekti që ka patur frigoriferi i çerdhes.

"Më datë 21.08.2018, rreth orës 19:25, në rrugën ?Nikolla Tupe?, në katin e dytë të godinës së ?Çerdhes Nr.16?, ka rënë zjarr. Në godinë nuk ndodhen njerëz. Në vendngjarje janë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 dhe Zjarrfikësja, të cilët bënë fikjen e zjarrit."-thuhet në njoftimin e policisë për zjarrin
"Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën ?Aldi Demi?, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.
Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi."-njoftonte policia për ngjarjen e 16 gushtit.

Për zjarrin që ra tek çerdhja tek lagjia "Ali Demi" reagoi dhe Partia Demokratike e cila akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj për fshehje të provave. Kreu i këshilltarëve të PD-së në këshillin bashkiak, Leonard Olli, e konsideroi këtë ngjarje si një këmbanë alarmi për institucionet dhe bashkinë e Tiranës. Olli tha se sistemi i alarmit në çerdhe nuk kishte funksionuar.

Në një kundërpërgjigje, Bashkia e Tiranës, sqaroi se zona ku kishte rënë zjarri nuk kishte lidhje me çerdhen dhe se territori nuk ishte në patronazhin e Bashkisë Tiranë.

Deri më tani për të dyja këto ngjarje ende nuk ka një përgjegjës, ndërkohë që ditën kur zjarri ra në çerdhen nr 14, kreu i zjarrfikëses, Shkëlqim Goxhaj nuk e përjashtoi mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme, por policia nuk dha më detaje për pistat e hetimit. Më datë 20 gusht, Report Tv mësoi nga grupi hetimor se për ngjarjen e 16 gushtit po hetohet për zjarrvënie të qëllimshme për një konflikt pronësie.

Dyshimet për një ndërhyrje të qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar që kanë pasur si motiv mosmarrëveshjet lidhur me pronësinë e godinës, u ngritën prej faktit se bombola e gazit në momentin e shpërthimit të gazit nuk ka qënë në përdorim.