Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm pak minuta pas njoftimit për lirimin e Edmond Begos nga autoritetet greke, Partia Demokratike vijoi akuzat nga qeverisë dhe kreut të grupit parlamentar socialist.

Në një dalje për mediat nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, publikoi provën e parë që sipas tij dëshmon sesi miku i Taulant Ballës Bego ka përfituar nga buxheti i shtetit.

Spaho tha se Taulant Balla duhet të tregojë a ka hyrë sekser që miku i tij kriminel të fitojë fitoi tenderin 100 milionësh nga OST në Librazhd.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD, Edmond Spaho

Arrestimi i trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego, mik familjar i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është dëshmia më e freskët sesi Edi Rama ka kriminalizuar gjithçka, që nga zyra ku punon, deri tek paratë që u merr shqiptarëve me taksa gjithnjë e më të larta.

Partia Demokratike po publikon sot një provë zyrtare sesi buxheti i shtetit është vënë në shërbim të mikut kriminel të Taulant Ballës, I cili tha dje se nuk ishte përdorur si mburojë politike për ish anëtarin e bandës së Lushnjës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania ?Inerte Express?, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së taulant ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017.

Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Dokumentat tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd.

Kolegu im, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla duhet t?u thotë shqiptarëve a ka bërë ai sekserin me OST-në, që miku i tij trafikant droge të fitojë një tender prej 100 milionë lekë?

Sa më shumë të heshtë Taulanti pa sqaruar çfarë e lidh atë me miqësi familjare me një trafikant të rrezikshëm droge, që autoritetet italiane e kanë dënuar me 21 vjet burg, aq më shumë forcohet bindja për rolin e Taulant Ballës si sekser të miliona eurove që ia merr shqiptarëve për t?i ndarë me trafikantin e drogës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-ja-prova-qe-tregon-se-bego-i-balles-perfitoi-miliona-nga-buxheti-i-shtetit