Surprise Me!

Ora News - Shqiptarët lënë shtetësinë, rritet numri i rezidentëve të huaj dhe azilkërkuesve

2018-08-22 6 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Numri i të huajve që kërkojnë të qëndrojnë në Shqipëri është rritur me 3 për qind në krahasim me vitin e shkuar, duke prekur numrin e 12 mijë e 906 personave.

Në total për vitin 2017 janë 8.395 meshkuj dhe 4.511 femra.

Prej tyre, rreth 60 për qind janë me origjinë nga Europa, teksa 316 kanë mundur të marrin shtetësinë shqiptare përgjatë vitit të shkuar.

Shqetësuese mbetet situata me personat që kërkojnë të lënë shtetësinë shqiptare.

Në 2017, rezultojnë 651 persona të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia duke pësuar rritje me 32,9 për qind.

Megjithatë, vetëm 6300 janë për arsye punësimi. INSTAT raporton se në total janë 1049 persona që qëndrojnë në mënyrë të paligjshme.

Klandestinët vijnë kryesisht nga Siria, Algjeria dhe Libia.

Por prej tyre, vetëm 309 kanë kërkuar azil, duke shënuar një rritje me rreth 30 për qind krahasuar me një vit më parë.

Duke analizuar vendin e origjinës së azilkërkuesve në Shqipëri, kuptojmë se shumicën e rasteve e përbëjnë ato me origjinë nga Siria me 111 persona, me origjinë nga Algjeria 61 dhe nga Afganistani 29 azilkërkues.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiptaret-lene-shtetesine-rritet-numri-i-rezidenteve-te-huaj-dhe-azilkerkuesve

Buy Now on CodeCanyon