Surprise Me!

Namik Kopliku për ReportTv: Kampi në Manëz, çdo gjë normale dhe nën monitorim

2018-08-22 0 Dailymotion

Anëtarët e rezistencës iraniane të ardhur në Shqipëri në Manëz të Durrësit kanë ndërtuar qytezën e tyre dhe në Shqipëri ata janë dikur tek 2200 apo 2500 anëtarë. Këtë fakt e konfirmon në një intervistë ekskluzive për ?ReportTv?, kreu i shoqatës së miqësisë shqiptaro-muxhahedine, ish-deputetit i Shkodrës, Namik Kopliku.

Numri sot është 2000, nesër 2800. Ata mund edhe të shpërngulen në Itali. S?janë të burgosur këtu.

Namik Kopliku, ish-deputetit i Shkodrës

Kopliku shprehet se aktiviteti i tyre monitorohet çdo ditë nga strukurat ligjzbatuese në vend dhe ato partnere dhe askush s?duhet të ketë frikë apo dyshime se muhaxhedinët do të kryejnë akte terroriste në shqipëri.

Janë luftëtarë të deri-djeshëm. E deklarojnë. Ndërsa këtu në Shqipëria, nuk dihet bëjnë apo jo stërvitje. Janë shumë mirë të monitoruar nga shteti shqiptar. Këtë gjë jua siguroj.

Namik Kopliku, ish deputeti socialist
Ndalur tek incidenti më gazetarët britanik Kopliku e dënon këtë akt por sipas tij çdo filmim duhet të jete me leje nga anëtarët e MEK pasi në atë mënyrë ata funksionojnë.

Me çfarë di unë janë rojet e sigurisë që janë afruar dhe i kanë thënë: Ç'punë keni ju që filmoni? Imagjinoni të vijë dikush në shtëpi pa marrë leje. Ky debat është shuar pasi të dy palët kanë shkuar në polici.

Namik Kopliku, ish deputeti socialist
Kopliku sqaron se ardhja e tyre në shqipëri ka mbështetjen e të gjitha krahëve politike përfshi qeverinë e djeshme të drejtuar nga PD dhe të sotmen nga PS pjesë e të cilës si deputet ka qenë dikur dhe Kopliku.

Është evidente, kanë ardhur me dakortësi. Kanë ardhur nga kërkesat e komunitetit ndërkombëtarë, veçanërisht të SHBA-ve.

Namik Kopliku, ish deputeti socialist
Si kreu i shoqatës së miqësisë shqiptaro-muxhahedinë Kopliku shpjegon se qëllimi i tyre është të largohen sa më parë nga shqipëria për në Iran ku ata kërkojnë të sjellin demokracionë duke luftuar regjimin e Mullahve.

Buy Now on CodeCanyon