Një fluks i tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nga Morina në Kukës, rruga e Kombit u bllokua për orë të tëra.

Mijëra automjete në më shume se 17 km, në dy koristë drejt Kukësit thuajse kanë lëvizur me shpejtësi minimale.

Veç numrit të lartë të mjeteve, shkaku kryesor i këtij kaosi janë pesë urat e papërfunduara nga Kukësi në Morinë.

Në ura, mjeteve u duhet të kalojnë nga dy në një korsi të vetme.

Patrullat e policisë të autostradës u përforcuan dhe nga policia e Kukësit, por gjendja thuajse mbeti e pandryshuar për orë të tëra.

Një pjesë e mjeteve kërkonin rrugë alternative dhe kanë hyrë në qytet, por Kukësi ka vetëm një dalje, ura e Drinit të zi, e cila nuk e përballon këtë fluks.

Në projekt është ndërtimi i urës së madhe mbi Drin. Punimet për ndërtimin saj duhej të kishin nisur me kohë, bashke me dublimin e urave të tjera deri në Morinë, përfshirë edhe mbikalimet.