Surprise Me!

Mbi 5 mije infermiere drejt Gjermanise

2018-08-23 0 Dailymotion

"Unë jam infermier prej 10 vitesh, punoj në një spital privat në Shqipëri. Kemi zgjedhur për t'u larguar drejt Gjermanisë".

Ky 32-vjeçar është një nga mijëra infermierët që po përgatitet për t?u larguar drejt Gjermanisë.

"Arsyeja kryesore është për një jetë më të mirë, edhe pagesa po. Në Gjermani do marr rreth 2 mijë Euro në muaj".

Të dhënat zyrtare nga Shoqata e Infermierëve tregojnë se nga Janari deri në muajin Gusht, 2.500 infermierë u larguan nga Shqipëria. Vetëm nga Qendra Spitalore Universtare "Nënë Tereza", rreth 500 infermierë po ndjekin kurset e gjuhës gjermane.

"Shumë shokë dhe shoqe janë larguar tashmë, por edhe shumë të tjerë po largohen".

Shoqata e Infermierëve përllogarit se deri në fund të vitit shifra e largimeve të infermierëve të arrijë deri në 5300. Edhe të dhënat e Urdhërit të Mjekut flasin për qindra mjekë të larguar në dy vitet e fundit, shumica prej tyre specialistë.

Buy Now on CodeCanyon