Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate është gjetur e fshehur brenda në gome në mjetin me targa TR 3692 J e cila po udhëtonte në aksin Peqin-Elbasan.

Policia ka arrestuar Artur Gjolena, 37 vjeç, banues në Tiranë.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate." informoi policia e shtetit.

Ndërkohë u procedua penalisht në gjendje të lirë për "Mos kallëzim krimi", pasagjerja në mjetin ku u gjet lënda narkotike, V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.

Operacioni u kodua "Bradasheshi"

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", " Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale "Moskallëzimi i Krimit" të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ndalojne-makine-ne-bradashesh-i-zbulojne-gomen-me-kanabis-brenda