Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama me ministrat si dhe me krerët më të lartë të grupit parlamentar ndodhen në Vlorë ku do të diskutojnë rezultatet nga reformat e kërkuara si dhe do të bëjnë një analizë të punës gjatë këtij viti.

Ata kanë mbërritur prej ditës së djeshme në Vlorë dhe takimi mbahet në vilën qeveritare.

I pranishëm është edhe kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm të PS, Taulant Balla.

Do të bëhet një skaner i punës që ministrat kanë realizuar, objektivat që kanë arritur dhe projektet e papërfunduara.

Pikërisht prej këtij raportimi do të merret dhe vendimi për emrat që do të ndryshojnë në shtator në kabinetin qeveritar si dhe ata që do të konfirmohen në detyrë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-takimi-ne-vilen-qeveritare-ne-vlor