Akuzat e opozitës për zjarret e rëna në dy çerdhe të kryeqytetit, kryebashkiaku Erjon Veliaj i sheh të lidhura me zgjedhjet lokale, ku Veliaj mendohet se do te rikandidohet nga Partia Socialiste për një mandat të dytë në Tiranë.

?Unë nuk e di kush janë arsyet e rrugaçëve që vënë zjarr në punët publike në Tiranës, megjithatë mos e dhëntë Zoti kurrë që të mendoj se këtu ka dorë opozita, se në fund të fundit, janë me pushime në Holandë, se kur s?bënë 4 vjet shkolla, kopshte, çerdhe, nuk do i prishin pushimet për të bërë këto punë. Unë nuk besoj kurrë se opozita ka dorë, por sigurisht ndihem keq kur opozita bëhet me zjarrvënësit, jo me zjarrfikësit?.

Teksa inauguroi një kënd lojerash në njësinë administrative të Dajtit, si pjesë e projektit ?Luan Tirana?, Veliaj thotë se bashkia ka marrë masa që siguria në kopshte, çerdhe dhe shkolla të jetë maksimale.

?Kemi shtuar rojet e Policisë Bashkiake, si dhe rojet e kontraktuara në çerdhe, kopshte e shkolla këtë vit. Do të shtojmë po ashtu pajisjet me kamera, sistemet e sigurisë?.

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri, deklaroi se shpërthimi i gazit në çerdhen 14 ishte një akt i qëllimshëm. Ndërsa policia po heton për zjarrvënie të qëllimshme edhe për zjarrin në çerdhen numër 16.