Tiranë- ?Report Tv? ka shoqëruar për disa çaste policinë rrugore, teksa ka vënë sërish në punë risinë e monitorit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga ajri, atë të dronit.

Që nga momenti i parë i inspektimit nga ajri, rreth 250 shoferë janë kapur me shkelje, kjo pasi sipas tyre ata nuk e kanë ditur se po monitoroheshin.

Policia ka zgjedhur që për ditën e sotme, të monitorojë aksin Kashar-Rinas. Droni është pikasur menjëherë nga shoferët, të cilët e kanë pikasur dhe kanë nisur të respektojnë rregullat.Por kjo nuk ka ndodhur me të gjithë drejtuesit e mjeteve, pasi gjatë raportimit ?live? të gazetarit Arsen Rusta njëri prej tyre është ndaluar për parakalim të gabuar në një aks ku vetë parakalimi është i ndaluar, i paligjshëm dhe konsiderohet si burim aksidentesh.

?Polici fluturues? do të përdoret në të gjitha akset problematike. Sot droni është në fazat e tij eksperimentale, por së shpejti do të jetë i përdorur në të masë në të gjitha akset me fluks.

Statistikat flasin se nëse policia rrugore ka bërë kontrolle në akse, ?syri? nga ajri ka munguar. Me këtë risi shtohen masat për parandalimin e aksidenteve.