Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kalaja e Rozafës ka qenë atraksioni më i vizituar nga turistët e huaj. Francezët dhe polakët ishin ata që dominuan në sitet arkeologjikë dhe muzetë e Shkodrës. Por megjithë numrin në rritjë të vizitorëve, Drejtorja e Drejtorisë Rajonale të Kulturës thotë se nevojiten më shumë investime.

Numri i vizitorëve që sivjet u ndalën në sitet arkeologjike dhe muzetë e Shkodres e kaloj shifrën e atyre të 2017-es.

Interesi i lartë për të mësuar më shumë për historinë e vendit tonë, po tregohet si nga turistët europianë, fqinjët tanë apo ato të vendeve nordike.

Në top listën e vendeve më të vizituara në Shkoder rezulton kalaja ?Rozafa?, ndërsa turistët që njohën dyndjen më të madhe në gjysmën e dytë të korrikut janë francezët dhe polakët, që përbëjnë dyfishin e izraelitëve, italianëve apo rusëve.

Majlinda Laçej: Janë mbi 64 mijë vizitorë, ku 20 mijë janë me shtetësi të huaj. Fluksin më të madh e kemi të turistëve francezë këtë vit, kemi përpiluar dhe një grafik për dy javëshin e fundit të kurrikut ku bien në sy shumë turistë nga Suedia, Izraeli, Franca, Serbia, normalisht polakët dhe çekët kanë qenë të preferuarit e kalasë së Rozafës por tashmë kemi një rritje edhe të turistëve që vinë nga vendet e Europës Perëndimore.

Por ky interes në rritje, dikton nevojën që bashkë me promovimin, në këto pasuri kombëtare të shtohen investimet.

Laçaj pranon se të tjera ndërhyrje në bazë të një grafiku të hartuar me Ministrinë e Kulturës, do të kryhen edhe në 2019-ën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rozafa-e-preferuara-e-turisteve-ne-shkoder-kryesojne-francezet-dhe-polaket