Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministrat e Rajonit janë mbledhur sot në një takim informal në qytetin e Durrësit.

Në këtë takim ku merr pjesë edhe komisioneri për zgjerim i BE, Johannes Hahn, Integrimi ekonomik do të jetë në fokus të takimit informal.

Takimi nisi në ambientet e vilës qeveritare në Durrës, me ceremoninë e pritjes nga kryeministri Edi Rama.

Në njoftimin e lëshuar nga zyra për shtyp e Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë vizioni i përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit në Bashkimin Europian, zbatimi dhe fuqizimi i zonës ekonomike rajonale1, marrëveshja roaming dhe fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Në mesditë, Hahn dhe Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të bëjnë të ditura vendimet në një konferencë për shtyp.

Takimi mbahet në kohën kur mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur faza finale e dialogut dhe tema më e nxehtë është ajo e korrigjimit të kufijve që presupozon edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryeministrat-e-ballkanit-dhe-komisioneri-hahn-takohen-te-henen-ne-durres