Surprise Me!

Ora News - Dëshmitarja e aksidentit: Makina mori para kushërinjt i vërviti dhe përplasi në mur

2018-08-27 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një tjetër dëshmitare tregon pamjen tragjike të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Arapaj të Roskovecit, ku makina mori para djemtë e xhaxhallarëve, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe një të plagosur

Flutura Dogani ka qenë në oborrin e banesës kur ndodhi aksidenti mbrëmjen e djeshme.

Ajo thotë: Mbrëmë erdhi një makinë me shpejtësi. Isha në oborrin e shtëpisë. Sa dola për të parë makina ishte në rrotullim, i mori të dy zvarrë. Një e vërviti në mur, dy i mori dhe i përplasi sërish. Unë mora të plagosurin dhe e mbajta në prehër.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh që i ka ndodhur para shtëpisë së saj dhe bën apel për të marrë masa pasi ngjarje të tjera mund të ndodhin.

"Kemi frikë të dalim. Kemi fëmijë. Kemi frikë t'i çojmë në shkollë."

Nga aksidenti mbetën të vdekur kushërinjtë Amarildo dhe Festim Dogani, 29 dhe 21 vjeç, u plagos Martin Dogani.

Policia ka arrestuar Amarildo Çalamanin, drejtuesin e mjetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/deshmitarja-e-aksidentit-makina-mori-para-kusherinjt-i-verviti-dhe-perplasi-ne-mur

Buy Now on CodeCanyon