Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

BE nuk do të pranojë asnjë anëtar që ka probleme kufitare me fqinjët, por gjithashtu nuk do të lejojë që marrëveshjet dypalëshe të rrezikojnë stabilitetin në rajon. Ky ishte qëndrimi i eurokomisionerit Johannes Hahn, gjatë Samitit Informal të Kryeministriva të Ballkanit, pasi u pyet në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri shqiptar Edi Rama mbështeti qëndrimin e Hahn, ndërsa Ramush Haradinaj, pa patur në tryezë homologen serbe, u shpreh i vendosur që Kosova i ka kufijtë e saj dhe nuk është i nevojshëm korrigjimi i tyre.

Tiranë- A e mbështet zoti Hahn korigjimin e kufijve apo shkëmbimin e territoreve? Cila është ideja më e pranueshme, apo Kosova duhet të arrijë marrëveshje me Serbinë me këta kufij me të cilën e ka shpallur Pavarësinë?

Komisionieri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn ka këtë koment: "Mendoj që nuk është e përshtatshme në këtë fazë të bëjmë komente lidhur me diskutimet dhe negociatat në vazhdim. Presupozoj se takimki javën e ardhshme në Bruksel nuk do të jetë takimi i fundit.

Do të jetë një tjetër takim në vijim dhe sigurisht do të kërkojë kohë që të gjendet një marrëveshje për rrjedhojë ju lutem kuptoni se nuk jam i gatshëm të bëj asnjë koment, veç atij që sigurisht siç është parashtruar në strategjinë e Ballkanit Perëndimor ne nuk do të pranojmë asnjë anëtar të ri nëse nuk janë të zgjidhura mosmarrëveshjet dypalëshe."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korigjimi-i-kufijve-hahn-cdo-lloj-marreveshje-nuk-duhet-te-ndikoje-ne-stabilitetin-e-rajonit