Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Apelimit vendimin e KPK-së për gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Astrit Faqolli, ku i kërkon Kolegjit të Apelimit shkarkimin nga detyra të gjyqtarit.

Sipas Komisionerit, konfirmimi në detyrë është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe provave të administruara.

"Komisioneri Publik, në zbatim të kompetencave të njohura nga neni C dhe F i Aneksit të Kushtetutës, referuar neneve 61/3 dhe 63 të ligjit nr.84/2016, mbi të njëjtat prova të administruara nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që në përfundim të gjykimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr.47, datë 25.7.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Faqolli", thuhet në njoftim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kpk-konfirmoi-ne-detyre-astrit-faqollin-komisioneri-publik-te-shkarkohet