http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetëra hektarë tokë me pemë frutore, ullinj, rrush e fiq, u përfshinë nga flakët mesditën e së mërkurës në zonën e Fushë Milotit.

Zjarri u përhap me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës për rrezikun që ju kanosej. Kanë qenë pikërisht ata që kanë lajmëruar policinë dhe forcat zjarrfikëse për të ndërhyrë në zonën e përfshirë nga flakët.

Po në të njëjtin vend edhe vite të tjera ka rënë zjarr në përmasa të mëdha, kjo sipas banorëve bëhet e qëllimshme, pa marrë parasysh rrezikun që mund t?ju kanoset këtyre të fundit.

Era e fortë krijoi vatra të shumta zjarri, ndërsa forcat zjarrfikëse u dislokuan në afërsi të banesave për të parandaluar rrezikun.