Surprise Me!

Report Tv-Ura e trenit mbi lumin Ishëm rrezikon shembjen, largohen trarët..

2018-08-28 0 Dailymotion

Prej vitesh është e dëmtuar, por ura hekurudhore mbi lumin Ishëm, në të cilën kalon treni i linjës Vorë-Shkodër, përbën rrezik shembje. Trarët prej betoni të urës kanë pësuar largim nga njëri tjetri, në një distancë prej 20 cm.<br /><br />Të pyetur për këtë gjendje në të cilën ndodhet ura, Inxhinier-konstruktorë të ndërtimit të urave jashtë kamerave shprehen se hapësira ndërmjet trareve prej betoni nuk mund të jetë absolutisht më e madhe se 2 centimetra, kjo është hapësira maksimale e tolerueshme.<br /><br />Ky fenomen i spostimit të trarëve të urës ka vite që ka filluar, por me kalimin e kohës, gjendja teknike e saj është rënduar më shumë. Pavarësisht kësaj situate në të cilën ndodhet ura, akoma nuk është marrë asnjë masë nga Autoriteti Hekurudhor Shqiptar. E vetmja zgjidhje që është dhënë, është ulja e shpejtësisë së trenit deri në 10 km në orë gjatë kalimit mbi të.

Buy Now on CodeCanyon