Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjithë pasagjerët e tragetit "Eleftherios Venizelos", i cili u përfshi nga flakët janë evakuuar dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Ora News ka kontaktuar me një shqiptar, i cili ishte i pranishëm në këtë traget. Ai tha se trageti i ka lënë rreth 2 kilometër larg bregut të detit në portin e Pireut, pasi e kishte të pamundur që të afrohej.

Nga videot që dëshmitari ka dërguar në Ora News duket se në anije ka ende tym. Ndërsa janë disa varka të vogla që mbajnë ekuilibrin e tragetit.

Në anijen që u përfshi nga flakët kishte rreth 900 pasagjerë, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e vërteta të zjarrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ora-news-sjell-pamje-nga-trageti-qe-u-perfshi-nga-flaket-ne-greqi