Surprise Me!

Kisha merr 100 emigrantë të anijes “Diccioti” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-29 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
20 refugjatët nga Eritrea janë në pritje të zbarkimit në token shqiptare. Ndërkohë që autobusi me 100 emigrantët e tjerë të anijes Diciotit mbërriti në Rocca Di Papa gjatë natës , rreth orës 2.15.

Ata do të qëndrojnë për disa ditë para se të shpërndahen në dioqezat e ndryshme që kanë dhënë miratimin nga Kisha Katolike. Refugjatët janë strehuar në qendrën e emigrantëve të kësaj qyteze nën kujdesin e Kishës.

Njëqind refugjatët kanë udhëtuar në dy autobusë privatë, të shoqëruar nga policia. 40 emigrantët e tjerë të anijes "Diciotti"vazhdojnë të qëndrojnë në qendrën e identifikimit të emigrantëve në Katania e shumë shpejt pritet të nisen drejt Shqipërisë dhe Irlandës.

Në 16 gusht, anija e rojës bregdetare italiane "Diciotti" shpëtoi 177 emigrantët në ujërat e Mesdheut. Pas disa ditësh në det të hapur e në pritje të një porti të sigurt për të zbarkuar, kjo anije u lejua të ankorohet në portin e Katanias.

Por qeveria italiane këmbënguli që refugjatet të shpërndaheshin ne disa vende të Europes. Pas refuzimit të Brukselit, nisen bisedimet me vendet e tjera që u finalizuan me marrëveshjen për t?i kaluar emigrantet ne Vatikan, Shqipëri dhe Irlande.

Buy Now on CodeCanyon