Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përpara nisjes së sezonit politik, kryeministri Edi Rama u ka kujtuar edhe njëherë qytetarëve platformën e bashkëqeverisjes ku mund të shkruajnë problemin e tyre dhe të marrin zgjidhje. Eksperienca e deritanishme në shifra për këtë platformë për kryeministrin është e suksesshme.

Rama: 4439 qytetarë janë drejtuar platformës qysh prej 1 korrikut. Ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë.

Për të ilustruar suksesin dhe për ta bërë platformën tërheqëse për njerëzit, kryeministri kishte ftuar në zyrën e tij edhe njerëz të cilët nëpërmjet kësaj mënyre kishin marrë zgjidhje për problemin e tyre.

Rama tha se platforma e bashkëqeverisjes është rruga më e shpejtë për të zgjidhur hallet pa patur nevojën e mikut apo rryshfetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-ben-bilancin-e-platformes-bashkeqeverisje-jane-perfshire-mbi-50-mije-qytetar