http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zjarret nuk kanë të ndalur në Greqi, këtë radhë në det. Një anije me 875 pasagjerë në bord dhe 141 persona si ekuipazh u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, kur anija kishte lënë portin e Pireut me destinacion Hanian në Kretë.

Flakët nisën në një zonë në garazhin e tragetit. Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por autoritet thonë se dyshohet se ai mund të ketë ardhur nga një kamion, i cili transportonte lëndë plastike dhe ndodhej në katin e tretë të garazhit.

Flakët shpërthyen pak minuta pas mesnate dhe tragetit iu desh rreth 4 orë që të kthehej në portin e Pireut. Fatmirësisht, zjarrfikësit ndërhynë ne kohe, ndërsa të gjithë pasagjerët të përfshirë nga paniku, u siguruan në pjesën e pasme të anijes.

Fatmirësisht asnjë nga njerëzit në bord nuk është lënduar. Ne tragetin ?Venizelos? ndodheshin dhe nje numër i konsiderueshëm qytetaresh shqiptare, raportohet për rreth 200, kryesisht me familje.

Ata jetojnë e punojnë në Kretë dhe po ktheheshin nga pushimet në atdhe. Flakët u vunë nën kontroll dhe fatmirësisht nuk u raportua për persona të lënduar. Pasagjerët janë sistemuar në hotele rreth portit, në pritje për tu nisur sërish drejt Kretës.