Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Helmimet dhe virozat e stinës kanë qenë dy shqetësimet më të shpeshta me të cilat janë paraqitur fëmijët gjatë këtij sezoni veror në Pediatrinë e Sarandës. Fluksi ka qenë i vazhdueshëm me mesatarisht 50 vizita në Ditë.

Pediatria e Spitalit ?Petro Nako? në Sarandë është përballur me fluks të lartë pacientësh gjatë sezonit turistik, periudhë që shton ndjeshëm numrin e fëmijëve që qëndrojnë në qytetin bregdetar për pushime bashkë me familjet.

Mjekja pediatre Eranda Andoni tregon se mesatarisht regjistrohen 50 vizita në ditë.

Helmimet por dhe virozat e stinës janë dy shqetësimet më të shpeshta që hasen në këtë periudhë.

Eranda Andoni: Flasim për rreth 50 vizita në ditë që janë trajtuar në spitalin tonë. Virozat më të shpeshta janë gastrointeritet, mund të kemi edhe indoksikacione.

Rastet më të rënda janë dërguar për trajtim të specializuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ku më i fundit ishte ai i një vajze 5 vjecare që rrezikoi të mbytet.

Eranda Andoni: Rastet e rënda të gastrointeritet kemi pasur në rastin e dehidrimeve të rënda. Këto raste janë referuar në QSUT. Ka qenë një rast mbytje, një fëmijë nga Ksamili është hospitalizuar, janë kryer veprimet këtu dhe rasti është referuar në QSUT.

Pavioni i Pediatrisë në Spitalin e sarandës në kapacitetin e tij të plotë përballon deri në 50 shtrime në ditë ndërsa në shërbim janë 4 mjekë pediatër.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/helmimet-dhe-virozat-gjate-veres-50-femije-cdo-dite-ne-pediatrine-sarande