Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i PD-së deklaron se nuk do të ketë pakt tjetër politik mes Ramës dhe Bashës dhe paralajmëron kryeministrin të mos kalojë vijën e kuqe.

"Nuk do të ketë pakt tjetër politik Rama- Basha. Nuk do të ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi është ti japim fund një qeverie të lidhur me krimin. Pa i dhënë zgjidhje këtij problemi gjithçka ka ndodhur këto javë do të ndodhë edhe më keq" tha Basha paraditen e sotme gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në selinë e PD-së.

Basha kategorikisht mohon dhe një marrëveshje për reformën zgjedhore.

"Nuk do të ketë as bashkëqeverisje me Edi Ramën, as pakt, as pakt për reformën zgjedhore, pa i dhënë zgjidhje situatës katastrofike ku ndodhet vendi"

Sa i takon kthimit të ligjit të Teatrit Kombëtar në seancën e 3 shtatorit në Kuvend Basha ibën thirrje Ramës të tërheqë sepse do të ketë pasoja që do të çojnë deri në përplasje civile.

"Të tërheqë ligjin "Fusha. Të mos i shkojë në mëndje ta sjellë në seancë. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile. Rama ta ketë vath në vesh të mos kalojë vijën e kuqe pasi gjithçka do të jetë në dorë të njerëzve".

Kryetari i PD-se nuk pranoi të jepte detaje lidhur me aksionin politik që pritet të ndërmarrë të hënën e 3 shtatorit. "Nuk tregoj teknikat opozitare këtu" tha ai kur u pyet nga gazetarët për më shumë detaje.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-rama-te-terheqe-ligjin-teatrin-ose-pasojat-do-jene-deri-ne-perplasje-civile