Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në qendër të vëmendjes së policisë këtë herë ka qenë sigura e këmbësorëve në vendkalimet e përcaktuara.

Policia në funksion të planeve ?Tispol Gusht 2018? ka konstatuar shkeljet të shumta nga drejtuesit e mjeteve të të gjitha kategorive, të cilërt nuk u japin përparësi këmbësorëve edhe në vendkalimet e tyre në zonën më të rëndësishme të kryeqytetit, Bulevadin Dëshmorët e Kombit.

Kjo zonë gjatë kësaj kohe është thuajse çdo ditë më e vizituara nga turistët e huaj dhe sjellje të tilla, jo vetëm cënojnë sigurinë rrugore, por edhe japin një imazh tejet negativ për turistët.

Nga pamjet e regjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, u regjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim.

Policia Rrugore ka këshilluar për më shumë vetëpërmbajtje gjatë drejtimit të mjetit, me qellim që udhëtimi i sotëm, mos të jetë i fundit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/nuk-u-japin-perparesi-kembesoreve-ndeshkohen-65-drejtues-mjetesh