Surprise Me!

Janar-Qershor, 500 leje ndertimi

2018-08-31 1 Dailymotion

Sektori i ndërtimit e mbyll bilancin e gjysmës së parë të vitit me 500 leje të miratuara në të gjithë vendin. Kjo është një nga shifrat më të mëdha në vite që raporton Instituti i Statistikave.

Periudha Prill ? Qershor ka patur një kërkesë më të lartë nga bizneset për të ndërtuar, rreth 37% më shumë se një vit më parë.

Në total pritet të ndërtohen 292 mijë metra katror sipërfaqe, me një vlerë prej 110 milionë Dollarësh, pjesa më e madhe e të cilave të dedikuara për qëllime banimi.

Sipas INSTAT, periudha e gjysmës së parë të vitit ka patur një rritje të konsiderueshme edhe për ndërtimin në hotele dhe ndërtesa industriale, madje këto të fundit dominojnë sa i përket numrit të lejeve të dhëna për ndërtime jo rezidente.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit kryeqyteti mbetet i pari për numrin më të lartë të lejeve të dhëna, i pasuar nga Durrësi, Fieri dhe Korça.

Buy Now on CodeCanyon