Surprise Me!

Kursi i kembimit godet buxhetin

2018-08-31 1 Dailymotion

Krahasuar me sa pritej nga ana e qeverisë në fillim të vitit për të mbledhur të ardhurat nga taksat, 7 muajt e parë të vitit kanë rezultuar me minus krahasuar me planin për të hyrat kryesore në buxhetin e shtetit.

Në total janë 82 milionë Dollarë që mungojnë në arkën e shtetit, ku 35 milionë prej tyre përbëhen nga taksat që kanë mbledhur më pak se plani tatimet dhe doganat.

Tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akcizat janë zërat kryesorë që kanë goditur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Në arkën e shtetit janë 6 milionë Dollarë më pak nga akciza dhe 3.5 milionë nga tvsh. Rënien e këtyre dy zërave zyrtarët e Ministrisë së Financave e lidhin me lëvizjet e mëdha që ka pësuar në këtë periudhë kursi i këmbimit duke prekur kryesisht të ardhurat që vijnë nga mallrat që importohen.

Për herë të parë zëri akcizave është rritur negativisht me minus 2%, dukuri kjo që ka ndodhur në dekadën e fundit vetëm një herë në vitin 2013, kohë që përkon edhe me tranzicionin e pushtetit në Shqipëri.

Buy Now on CodeCanyon