Surprise Me!

Report Tv-Veshjet arbëreshe ekspozohen në Muzeun Kistorik Kombëtar

2018-08-31 2 Dailymotion

Ekspozita ?Shpirti arbëresh në veshje? është çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë ekspozitë prezantohen veshjet e vajzave edhe të grave, që përfaqësojnë historinë e arbëreshëve të Italisë së Jugut, duke përshkruar shpirtin e një populli që ka identitetin e vet kulturor. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, ndalet tek rëndësia e kësaj ekspozite për historinë e arbëreshëve dhe mërgimet e tyre.

Kjo ekspozitë pasqyron shpirtin arbëresh, i cili dëshmon përkatësinë e vet etnike. Kjo ekspozitë nxitë edhe shtynë në gjurmime të tjera historike- etnografike mbi bashkësinë arbëreshe edhe ndryshimet origjinën e veshjes dhe modifikimet që kanë ndodhur.

Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar
Për elementët që janë ruajtur në këto veshje gjatë brezave, flet Ledio Xhoxhi, përgjegjës i sektorit të menaxhimit të koleksioneve ne muze

Kjo ekspozitë është fokusuar tek arbëreshët. Një nga aspektet e kësaj periudhe janë shpërnguljet. Veshja është një nga ato elementë, që tregon statusin e njeriut që e përdorë, gruaja si një nënë, që e transmeton kulturën brez pas brezi ka ruajtur edhe këtë veshje. Veshja nga arbëreshët ka treguar fenë statusin dhe klasën apo është beqar apo i martuar, elementë të tillë janë trantellat, ngjyrat e forta edhe njësoj si gjuha kanë trashëguar edhe veshjen.

Ledio Xhoxhi, përgjegjës i menaxhimit të koleksioneve
Xhoxhi shton se për herë të parë prezantohen edhe shtatë shpërnguljet e shqiptarëve, sipas periudhave të caktuara, duke filluar me shpërnguljen e parë (1416-1448) në krahinën e Katanxaros e me të gjitha shpërnguljet e mëvonshme.

Shpërngulja ka qenë nga i gjithë territori i Shqipërisë jo vetëm nga Jugu, por edhe nga Veriu. Por ata morën me vete kulturën, veshjet edhe gjuhën.

Ledio Xhoxhi, përgjegjës i menaxhimit të koleksioneve
Por si kanë mbërritur këto veshje në Muzeun Historik Kombëtar?

Këto kukulla kanë qenë si pasojë e dhuratës së një studiueseje italiane në vitin 1988.

Ledio Xhoxhi, përgjegjës i menaxhimit të koleksioneve
Ekspozita është çelur në kudër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Buy Now on CodeCanyon