Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rinis seancat dëgjimore për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pas pushimeve të verës, seancat do të nisin në 6 shtator ne orë 10:00 me prokurorin e Apelit të Durrësit, Bujar Hoti, i cili është një nga kandidatët për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Trupi gjykues i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici, do të vlerësojnë jo vetëm të shkuarën e tij dhe pasurinë por edhe aftësitë profesionale.

Nga marsi i këtij viti deri në 20 korrik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra 13 prokurorë dhe gjyqtarë.

Ndërkohë listës prioritare me 57 gjyqtarë e prokurorë që u shortuan të parët, u kanë mbetur edhe pak emra për të kaluar në sitë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ne-6-shtator-rinis-punen-kpk-seance-degjimore-me-prokurorin-bujar-hoti