Surprise Me!

Ora News - Rama s'duron më: Bypass-i i Fierit na është bërë si ByPass-i i fytit

2018-09-01 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri EdI Rama ishte sot në Vlorë për bilancin, mësimet dhe objektivat për sezonin e ardhshëm turistik kur u ndal sërish tek bypass-i i Fierit.

Ndërsa po tregonte për projektet për të ardhmen, kryeministri ndërpreu fjalën dhe tha: "E kam shumë të qartë që ndërkohë që ne flasim aty vazhdojnë komentet po By-Pass-i i Fierit, po By-Pass-i i Fierit i cili na është bërë si ByPass-i i fytit nga sikleti. Sinqerisht përditë në fyt nga sikleti, sepse realisht është një legjendë katastrofike paaftësie, papërgjegjshmërie dhe korrupsioni.

Na është dashur të prishim komplet kontratën dhe të bënin gjithça nga e para me Bankën Europiane për Zhvillim. Tani procesi ka filluar dhe shpresojmë shumë që brenda disa javëve të na vijë përgjigjja përfundimtare e bankës, të lidhet kontrata dhe sezonin e ardhshëm ta gjejë rrugën e By-Pass të hapur për të qenë e kalueshme, nëse jo e përfunduar tërësisht. Kështu të kompletohet e gjithë lidhja me Vlorën.

Bulevardi i ri ne Vlore gati sezonin e ardhshem

Më pas Rama foli dhe per rrugen Kashar- Rrogozhinë që e bën Tiranë-Vlorë për 55 minuta dhe premtoi se bulevardi i ri i Vlorës sezonin e ardhshëm do jetë gati.

Edi Rama: "Pak më tutje vjen projekti i tjetër rrugës Kashar- Rrogozhinë që e pret komplet në diagonal rrugën drejt Fierit e Vlorës dhe e bën Tiranë-Vlorë për 55 minuta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-sduron-me-bypass-i-i-fierit-na-eshte-bere-si-bypass-i-i-fytit

Buy Now on CodeCanyon