Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreditimi i ekonomisë po kalon një ndër momentet më të vështira ndër vite.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në tre muajt e fundit kreditimi ka qenë në nivelet më të ulta që prej 2011, pavarësisht rritjes modeste gjatë korrikut.Ndërkohë që gjendje e vështirë ekonomike paraqitet edhe për qytetarët.Në Shqipëri vetëm 1% e qytetarëve kanë një depozitë mbi 50 mijë euro, ndërsa të tjerët kanë vetëm llogari për pagat dhe depozita të vogla.

Ekonomia shqiptare po kalon momente të vështira muajt e fundit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditimi i ekonomisë ka prekur nivelin më të ulët që prej 2011.

Edhe pse gjatë korrikut ka pasur një rritje prej 2 mld lekësh, përsëri kreditimi në tre muajt e fundit mbetet më i dobëti në vitet e fundit.

Ekonomia shqiptare është kredituar me një vlerë prej 532.9 mld lekësh gjatë korrikut dhe rënia e huasë është si lekë ashtu edhe në euro.

Rënia e kreditimit tregon se bizneset shqiptare nuk kanë shtur investimet dhe si rrjedhojë as numrin e punonjësve.

Ngërçi në kreditim ka një sërë faktorësh midis tyre refuzimin e bankave për shkak të nivelit të lartë të kredive të këqia por edhe mungesa e kërkesës nga vetë bizneset.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekonomia-ne-ngerc-kreditimi-ne-nivelet-me-te-uleta-terhiqen-dhe-depozitat