Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "16 prilli" në qytetin e Fierit.

Sipas policisë zjarri ra në magazinën e pjekjes dhe ambalazhimit të kafes.

Mësohet se flakët kanë shkrumbuar të gjithë stokun e kafes që ndodhej në magazinë. Sipas pronarit të magazinës, Halil Osmani dëmi shkon deri ne 500 mijë euro.

Brenda ambienteve të magazinës ka pasur edhe bombola gazi, por që janë nxjerrë jashtë nga forcat zjarrfikëse.

Paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/digjet-magazina-e-kafes-ne-fier