Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka thirrur në një takim jashtë axhende krerët më të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët i ka paralajmëruar me shkarkime nëse vrasjet nuk zbardhen dhe situata e rendit nuk ndryshon.

Takimi i cili është zhvilluar me tone të ashpra është mbajtur paraditen e së dielës në ambientet e Ministrisë së Brendshme. Drejtuesit lokalë të organeve të rendit në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Shkodër bashkë me kreun e policisë së shtetit Ardi Veliu kanë marrë kritika të forta nga ministri i Brendshëm në lidhje me vrasjet e tipi mafioz që kanë kanë ndodhur muajt e fundit.

Objekti i takimit ka qenë edhe siguria publike në vend, sulmi me armë ndaj gazetares Klodiana Lala në Tiranë, por edhe numri në rritje i viktmave nga aksidentet rrugore.

Me tone të ashpra, ministri i Brendshëm u ka bërë të ditur krerëve të policisë në qendër dhe në qarqe se nëse situata nuk ndryshon brenda këtij muaji masat do të jetë ekstreme deri në shkarkim nga detyra.

Xhafaj ka kërkuar që të analizohet puna e sektorëve të hetimit në drejtoritë e qarqeve ku ka ngjarje të pazbardhura dhe të merren masa për ndryshimin e situatës.

Gjatë takimit mininistri i Brendshëm i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm të policisë, largimin e menjëhershëm nga drejtoritë vendore apo policia kriminale të efektivëve të paaftë dhe të atyre për të cilët ka të dhëna për implikim në aktivitete të paligjshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ngjarjet-e-fundit-kriminale-xhafaj-mbledh-drejtuesit-e-policie-dhe-paralajmeron-shkarkime