Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Katedralja e Korçës është vjedhur gjatë natës.

Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e jashtme të kishës dhe janë futur brenda, duke vjedhur arkat e Katedralës bashkë me arkën e të varfërve, ku sipas të dhënave të para kanë marrë rreth 200 mijë lekë të vjetra.

Mitropolia në një deklaratë për mediat shprehet tepër e shqetësuar mbi ngjarjen.

At Ilia, në emër të mitropolisë, tha se është e treta herë që vidhet katedralja.

"Mitropolia është tepër e shqetësuar. Vala e grabitjeve vazhdon të ndihet dhe sot. Janë vjedhur arkat, dhe ajo e te varferve me vlere rreth 200 mijë lek te vjetra,"-tha At Ilia për gazetarët.

Policia e Korçës ndërkohë po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Objektet e Kultit në qytetin e Korçës kanë rënë shpesh herë pre e grabitjeve me thyerje, por në pjesën më të madhe të rasteve autorët nuk janë zbuluar.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bastiset-katedralja-ne-korce