Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita nuk do të marrë pjesë në fillimin e sesionit të ri parlamentar. Ky është vendimi që është marrë nga mbledhja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij.

Mësohet se ata do të udhëtojnë drejt Shkodrës ku në 3 muajt e fundit janë shënuar 6 vrasje mafioze

Burimet nga PD i thanë Ora News: "Opozita parlamentare nis sesionin me takim të jashtëzakonshëm në Shkodër në orën 17:00. Mbledhja është mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. Në 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona dhe për këto krime nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi mbetet prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar

Ora 16:30 Kreu i PD, Lulzim Basha mbërrin në Shkodër

Ora 12:20 Basha porosit deputetët: Fokusi i aksionit, çmontimi i lidhjeve të krimit të qeverisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi paraditen e sotme një mbledhje për më shumë se një orë me grupin parlamentar.

Mbledhja e grupit do të rikthehet në orën 15 për të diskutuar më gjerësisht dhe vendosur mbi sjelljen që do të mbahet në seancën e sotme plenare në hapje të sesionit të ri parlamentar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-porosit-deputetet-fokusi-i-aksionit-cmontimi-i-lidhjeve-te-krimit-te-qeverise