Surprise Me!

Kosova si Shqiperia, opozita bojkoton seancen e pare per “korrigjimin e kufirit”

2018-09-05 0 Dailymotion

Mbetet e bllokuar seanca e jashtëzakonshme e nisur paradite në Kuvendin e Kosovës, ku janë për diskutim dy çështje të rëndësishme. Përzgjedhja e grupit negociator me Serbinë me kërkesë të kryeministrit dhe rezoluta e kërkuar nga opozita që pengon presidentin Thaçi të diskutojë për ndryshim të kufijve me Serbinë.

Deputetët tentuan disa herë gjatë pasdites, për të vijuar me çështjen e parë, atë të grupit negociator. Por kuorumi për të vijuar seancën nuk u gjet, për shkak të bojkotit të opozitës, që kërkon kalimin direkt në diskutimin e rezolutës. Një vendim që u kritikua nga kryeministri Haradinaj.

"Votimi i një delegacioni të qeverisë ku ishte i paraparë edhe roli i opozitës do ta hapte një dialog pastaj që edhe pozita ta ketë mendimin e vet për rezolutën. Mos ardhja në seancë na ka vendosur në një pozitë të pafavorshme".

Ndërsa Avdulla Hoti, drejtues i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë fajëson qeverinë për bllokimin e seancës.

"Kam përshtypjen se është situata sikurse është themeluar Qeveria. Është dashur të dakordohet atëherë formati i Qeverisë me Beogradin, tash po ndodh e njëjta gjë po dakordohet rezoluta e tyre me Listën Serbe që është fatkeqe për shtetin e Kosovës. Qëllimi përfundimtar i tyre përfundimtar është copëtimi i Kosovës të cilën gjë jemi të vendosur që nuk do ta lejojmë".

Më herët, Haradinaj shpalli para deputetëve listën e pjesëmarrësve në grupin negociator të Kosovës në Bruksel.

"Qeveria e Republikës së Kosovës do të përfaqësohet me këtë grup negociator. Fatmir Limaj kryesues, Enver Hoxhaj zv/kryesues, Behgjet Pacolli anëtar, Dardan Gashi anëtar. Po ashtu në këtë ekip rezervohen vendet për përfaqësuesit e opozitës".

Haradinaj akuzon opozitën se po punon kundër interesave të vendit.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon