Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërsa maxhoranca u mblodh në Kuvend në seancë parlamentare, Opozita u mblodh në Elbasan nga ku Kryetari i PD-së Lulzim Basha e quajti "propagandë" aksionin e ndërmarrë gjatë natës së 5-6 shtatorit në Shkodër, pasi siç tha ai Rama do të vijojë 'i lërë të qetë familjet kriminale të Shkodrës siç la të qeta familjet e krimit në Elbasan.

Lulzim Basha: "Pasi kanë mbushur lajme dhe faqet e portaleve dhe ekraneve proqeveritare me tituj bombastik se sekuestruam kaq makina të blinduara dhe sekuestruam kaq makina dhe shoqëruam kaq persona si e si për të treguar se u vunë në lëvizje pikërisht pasi opozita denoncoi praninë e makinave të blinduara të familjeve kriminale në Shkodër, të shoqëruara nga makinat e policisë, do i lënë të qetë"

Basha: Rama i ka dorëzuar krimit territorin dhe institucionet

"Kjo sepse shkalla e bashkëqeverisjes së Ramës me krimin në peshore është zhvendosur tërësisht në anën e krimit. Është krimi që dikton kjo është arsyeja pse Shqipëria po destabilizohet. Edi Rama me dorëzimin e territorit krimit, po destabilizon vendin. Dëshmi të kësaj kemi nga mëngjesi deri në darkë. Në më pak se 24 orë, 2 të rinj humbën jetën në Mamurras."

Shqipëria po destabilizohet nga krimi sepse krimi po sundon Shqipërinë. Kështu do të ndodhë sa kohë do të kemi një kryeministër në letër që ia ka dorëzuar kontrollin e territorit dhe të institucioneve, duke nisur nga ministria e Brendshme dhe grupi parlamentar kriminelëve dhe bashkëpunëtorëve të krimit, nga Fatmir Xhafa, tek Taluant Balla dhe Jurgis Çyrbja me shokë"

Denoncon Balla-Bego

Marrëdhënia e Taulant Ballës me Edmond Begon nuk është vetëm abstrakte politike por hesap që rëndon në xhepat e të gjithë shqiptare. Falë marrëveshjes kriminale Balla-Bego, janë zhdukur miliona euro dhe nuk përfundon rruga Tiranë-Elbasan.

Nga Elbasani ti japim sot platformës dhe prioriteteve dhe të nisim menjëherë punën për shpërndarjen diskutimin dhe mobilizimin për ta kthyer këtë platformë ën një alternativë që do e parashtrojmë si rrugëdalje nga katastrofa që ka sjellë bashkëqeverisja e Ramës me krimin."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-rama-do-i-lere-te-qete-familjet-kriminale-ne-shkoder-sic-beri-ne-elbasan