Ankesa e një qyetari në platformën e bashkëqeverisjes i ka kushtuar vendin e punes kreut të Hipotekës së Fierit.

"Nuk ishte rast i vetëm që kishte ankesa për zvarritje në Hipotekën e Fierit".

Ankesa, Kryeministri thotë se ka dhe për kryebashkiakët, pa e specifikuar kujt kahu i përkasin. Ata nuk i përgjigjen koordinatorëve të platformës së bashkëqeverisjes për t'i dhënë zgjidhje ankesave që kanë lidhje me pushtetin lokal.

"E kam thënë disa herë, por tani do i themi me emra".

Në takimin e përjavshëm me koordinatorët e portalit 'Shqipëria që Duam', Kryeministri thotë se qytetarët janë sensibilizuar se kjo platformë është rruga e shkurtër për të zgjidhur problemet që hasin në sportelet publike, por dhe rruga më e mirë qeveria të reformojë administratën.