Në përfundim të takimit të opozitës në Elbasan, për situatën e kriminalitetit, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili u shpreh se opozita do jetë në Kuvend. Edhe pse bojkotuan seancën e dytë radhazi të Kuvendit, pasi të hënën paralelisht me punimet e parlamentit u mblodhën në Shkodër, Vasili thotë se përballja pa kompromis me krimin do bëhet në Kuvend.

Me rëndësi që vendi të pastrohet nga krimi. Asnjë hap pas në luftë kundër krimit dhe bandave. Sot Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues.

Jo më larg se sot raportuesi për në Bundenstag renditi si kryeçështje pikërisht krimin. Lidhur me këtë problematikë sot Shqipëria duhet pastruar njëherë e mirë nga ky fenomen shkatërrues, shkaktari kryesor i cili dështoi në hapjen e negociatave që ishte një vendim shumë i veçantë dhe i rëndësishëm politik. Në vend që ta kthente momentin në një hap para e ktheu në një regres shumë të madh mbrapa dhe e ktheu në një ngjarje të hidhur për shqiptarët.

Dhe sot opozita njëherazi ka propozuar edhe alterantivën dhe qëndrimin e saj unik e të papajtueshëm lidhur me këtë çështje.

Ndaj për këtë problematikë është fare e qartë për të gjithë se nuk do të ketë asnjë hap mbrapa dhe gjithçka që ne na ka thënë populli i Shkodrës, populli i Elbasanit që vuajnë nën thundrën e krimit dhe bandave do ta përcjellim në sallën e parlamentit duke filluar që nga komisioni dhe në çdo seancë kudo ketë një pëballje pa kompromis me këtë çështje.