Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Para pak ditëve, trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci paditi në gjykatë ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishani.

Tekniku italian ngriti padi ndaj Nishanit pas deklaratave ofenduese që ky i fundit bëri ndaj tij.

Një ditë para ndeshjes me Izraelin, Panucci ka dalë në konferencë për shtyp ku ka sqaruar dhe arsyen pse ngriti padinë.

"Njerëzit duhet të flasin me edukatë. Janë punët e mia personale, nuk ka rëndësi nëse flas apo jo me presidentin Duka," u shpreh fillimisht tekniku i kuqezinjve.

Në lidhje me ndeshjen, e cila do të luhet nesër, Panucci shpreson që të fitojë, pasi sic tha ai janë të përgatitur.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/panucci-flet-padine-ndaj-nishanit-njerezit-duhet-te-flasin-me-edukate