Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare.

Kur kanë mbetur 250 ditë nga zgjedhjet e ardhshme lokale, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla nënvizoi: "E para është partia".

Taulant Balla: Qeverisja jonë bëhet nga tre pjesë partia grupi parlamentar dhe qeveria. Partia është baza më e rëndësishme e këtij procesi.

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, ja çfarë do të diskutohet

Në këtë asamble do të ketë një raport mbi performancën e përfaqësuesve të PS-së në qeverisjen vendore, raport kombëtar për procesin e bashkëqeverisjes si dhe raport mbi punën e grupit parlamentar të PS-së.

Gjithashtu, në këtë Asamble do të nisë ngritja e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Pikat e tjera do të jenë udhëzimi për fillimin e fushatës kombëtare ?E gjithë vëmendja tek ju?, miratimi i strategjisë ?Partia Socialiste e hapur për ty?, raport mbi gjendjen aktuale të partisë digjitale dhe vendimi për unifikimin e regjistrit digjital të Partisë Socialiste.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ps-mbledh-sot-asamblene-kombetare-ja-cfare-do-te-diskutohet