Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aksi nacional që lidh Beratin me Fierin, prej vitesh është kthyer në shqetësim për drejtuesit e mjeteve që qarkullojnë në të.

Totalisht e shkatërruar, me pjesë të dëmtuara që bëhen shkak për burim aksidentesh, ky aks në pjesën e Beratit ndodhet në gjendje të mjerë.

Drejtues mjeti: "Është shumë e vështirë. Sidomos gjatë natës dhe kur bie shi."

Nga fshati Poshnje, i njësisë administrative Ura Vajgurore, deri në fshatin Strum, të Bashkisë Fier, ky aks është bërë thuajse i pakalueshëm.

Me gropa të mëdha, me pjesë rruge që kanë,me asfalt të dëmtuar ky është aksi më problematik në të gjithë qarkun.

Ndonëse, zona ku kalon kjo rrugë është më prodhuesja në perime nëpërmjet serrave dhe gjeneron të ardhura, infrastruktura lë shumë për të dëshiruar.

Drejtues mjeti: "Nuk vë asnjë dorë këtu."

Çdo ditë në këtë aks qarkullojnë qindra mjete, ndërkohë që në stinën e verës është shumë i frekuentuar, pasi lidh Beratin me Fierin dhe jugun e vendit.

Drejtuesit e mjeteve ankohen për dëmtimin e tyre, ndërkohë që shpresat për ndërtimin e kësaj rruge duket se janë të largëta.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksi-nacional-berat-fier-ne-gjendje-te-degraduar-rrezik-aksidentesh