Ditët e para të muajit shtator kanë filluar me rënie të temperaturave dhe reshje shiu të lokalizuara në disa zona të vendit.

Megjithatë ky muaj pritet të jetë i ngrohtë, më rreth 1 gradë më tepër të vlerës së termometrit krahasuar me shtatorin e një vit më parë.

Në intervisitën e dhënë për Report TV meterologu Metodi Marku tregon karakteristikat e motit për këtë muaj

Gjatë orëve të natës që vijon ne presim të shfaqin reshje që shumicën e reshjeve do të jenë të dobëta dhe jo në të gjithë territorin. Të shtunën pasdite do të ketë reshje në pjesën më të madhë të territorit.

Metodi Marku, metereolog
Ndonëse me temperatura në vlera të shtuara, dita e nesërme do të sjellë reshje shiu.

Ky shtator do të jetë tipik. Temperaturat do të jenë pak mbi mesataren karahasur me mesataren e dekadave të kaluara.

Metodi Marku, metereolog
Ndërsa, nga java që vjen moti do të jetë më favorizues për ata që vijojnë pushimet në bregdet.

ke.mu.