Partia e ish-kryetarit të Preshevës dhe Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa ka mbajtur një konferencë për shtyp në mbrëmjen e së enjtën, për të treguar se ai është mbajtur prej një orë në pikëkalimin kufitare Depcë, pasi siç thotë ka qenë një urdhër nga Beogradi.

Ai thotë se policët serbë nuk ia lejuan të kthehej nga qyteti i Gjilanit në vendlindjen e tij. Mustafa ka thënë për Klan, që ky është një akt politik.

?Gjithmonë përpiqen që në këto situata ta dramatizojnë Beogradin zyrtar që të paraqesë rolin e viktimës siç po e bën presidenti Vuçiç për vizitën e veriut të Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim duke u përpjekur që të friksojnë madje edhe politikën shqiptare?.

Mustafa ka thënë se shqiptarët nuk do të ndalen para asnjë gjëje për të arritur të drejtat e tyre pasi kjo është kërkesë e çdo shqiptari të Luginës.

?Për çdo gjë jemi në gjendje që ti japim përgjigje çdo pyetje që ata mund të parashtrojnë apo çdo aksioni që ata mund të nisin.?

Mustafa ka kërkuar ndërhyrje ndërkombëtare nga ambasadat Perëndimore dhe ajo shqiptare për të kërkuar sqarime nga Qeveria e Serbisë.

Tv Klan